Tabela në Zagori, që fyen rëndë shqiptarët!  
Transmetuar më 25-06-2020, 22:12

At Gjergj Fishta, Naim Frashëri dhe shumë rilindas e patriotë të tjerë i kënduan aq bukur Gjuhës Shqipe dikur.

Si të mos mjaftonte bastardimi i gjuhës, ata me siguri do të ndiheshin të fyer sot dhe nga papërgjeshmëria e autoriteteve.

Taulant Muka, pedagog dhe mjek epidemiolog, pas një fotoje që u bë virale sot në rrjetet sociale, e ka bërë atë publike duke e konsideruar si mjaft fyese.

Ai thotë se kjo tabelë ndodhet në Zagori, ku shkon shpesh pasi aty është vendlindja e mamasë së tij, dhe shton se në atë zonë nuk ka banon asnjë grek.

Në fakt kanë qenë të shumtë shqiptarët që e konsiderojnë fyese këtë tabelë orientuese, që ndodhet në jug të vendit, për vetë faktin se emrat në shqip jepen vetëm pas atyre në greqisht.

Ndonëse në Maqedoninë e Veriut, gati gjysma e popullsisë është shqiptare, nuk gjendet një tabelë që zbaton këtë "rregull" absurd. Emërtimet shqip janë pas atyre maqedonisht. Kurse në Shqipëri po ndodh kjo: Një pakicë e vogël del në krye të tabelave emërtuese.

"Jam i shokuar! Mami im është nga Zagoria, pothuajse çdo vit shkoj ne Zagori dhe nuk ka asnjë grek; ndoshta ndonjë emigrant që ka marrë dokumentet ka. Por edhe ata, me mbi 30 vjet në Greqi ende nuk kanë marrë pasaportë greke! Pse shteti ynë vendos tabela në gjuhën greke në një zonë 100% shqiptare?", shkruan Muka, në reagimin e tij. /a.m//NOA.al

Loading...