Koronavirusi s’ndal vrullin në Maqedoni, 6 viktima në orët e fundit
Transmetuar më 25-06-2020, 15:58

Koronavirusi nuk e ndal vrullin në Maqedoninë e Veriut, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima.

Viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Tetova dhe Resnja, me moshë nga 53 deri në 80 vjeç.

Sakaq nga testimet e kryera, janë konfirmuar 153 raste pozitive infektimesh, me koronavirus.

Me shifrat e fundit shkon në 5595 numri i personave të infektuar me koronavirus, ndërkohë që janë shënuar 265 viktima qysh nga nisja e pandemisë.

Rastet aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, aktualisht janë 3164. /a.y/noa.al

Loading...