Ethe dhe temperaturë, gazetari i njohur shqiptar: Dola pozitiv me Covid-19
Transmetuar më 25-06-2020, 09:51

Teksa infektimet me koronavirus në Kosovë po vijnë në rritje, gazetari Berat Buzhala bën me dije se është infektuar.

Lajmin është bërë vetë me dije nga drejtori i televizionit T7, i cili ka konfirmuar se është pozitiv me Covid-19.

“Megjithatë kjo dite nuk paska qenë e duhur për presidentët. Sot e kam kry një test në QKUK dhe kam dalë pozitiv, pra e kam virusin e njohur si Covid-19. Në anën tjetër Leonard Kërquki që rri non stop bashkë me të, ka dalë negativ.

Po du me thane që algoritmi i këtij virusi qenka interesant. Që kaq. Ka mundësi që krejt kemi me kalu kah ky viran.

E di që ju intereson: temperature dje kam pas ma shumë, edhe ethe. Sot ma pak temperaturë e ma pak ethe. Nyjet nuk po më dhamin, erërat po i ni hala etj. etj. Megjithatë e ftoj publikun që të mos e zhvendosë vëmendjen prej ngjarjeve politike”, shkruan Buzhala. /a.y/noa.al