Rama nesër mesazh për të gjithë shqiptarët, pas akuzave ndaj Thaçit: Rroftë Kosova, nderim UÇK-së!
Transmetuar më 24-06-2020, 19:35

Ka reaguar kryeministri Edi Rama, lidhur me aktakuzën që u ngrit zyrtarisht sot nga Prokuroria Speciale në Hagë, kundrejt Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pa i përmendur emrin Presidentit Thaçi në reagim, apo edhe ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, që u përfshi po sot në të njëjtën akt-akuzë, për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit, Rama tha se jam e do të jem në krah të të gjithë atyre që luftuan krah UÇK-së, të atyre që "luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!".

"Që kur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!", tha Rama në reagimin e tij.

"Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!", shtoi në mesazhin e tij kreu i Qeverisë Shqiptare.

"RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE", mbylli mesazhin kryeminsitri Rama, pas lajmit të aktakuzës ndaj kreut të shtetit të Kosovës, që u bë sot publik dhe çoi në anulimin e udhëtimit të Thaçit drejt Uashigtonit, ku ishte planifikuar këtë të shtunë takimi mes tij dhe Presidentit serb, Vuçiç për marrëveshjen historike mes dy vendeve.

/NOA.al

Loading...