Koha për të marrë një nga vendimet më të rëndësishme në jetë, Meri paralajmëron këto dy shenja horoskopi
Transmetuar më 24-06-2020, 16:34

Astrologia e njohur Meri Shehi bën të ditur se kjo është një periudhë e rëndësishme, sidomos për dy shenja të horoskopit, pavarësisht se planeti Mërkur dhe planeti Afërdita janë kthyer të kundërt.

Ajo tha për këto dy shenja se ato do duhet të marrin një vendim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Dashin dhe Ujorin.

Ja parashikimi për të gjitha shenjat e horoskopit i Meri Shehut:

Dashi:

Do merrni një vendim në lidhje me jetën tuaj personale. Do kërkoni vëmendjen e familjes për dëshirat dhe vendimet tuaja. Mund të filloni një bashkëjetesë.

Demi:

Një çështje ekonomike dhe familjare do të diskutohet. Pasuria e patundshme apo situata të ngrira ekonomike do të kërkohen të sqarohen apo të fillojnë të funksionojnë.

Binjakët:

Duhet ta ndjeni të nevojshme sot të merrni më shumë informocion, në rrugë konfidenciale për një çështje pune apo prapaskene që mund t’ju kenë bërë.

Gaforrja:

Ka ardhur momenti në mendjen tuaj t’i thurni lavde vetes dhe ta vini në rangun e një statuje apo figure të shquar që të tjerët ta adhurojnë.

Luani:

Nuk mund të adhuroni një person që është gjallë sikur të jetë një figurë apo statujë e së kaluarës në jetën tuaj. Kjo ju nxjerr jashtë realitetit dhe ju bënë juve një statujë ekzistence.

Virgjëresha:

Do kuptoni që në jetën tuaj rëndësi të madhe kanë ata persona që të paktën nuk ju kanë dhënë shkelmin apo nuk ju kanë penguar, megjithëse edhe kjo quhet e mangët.

Peshorja:

Të adhuroni dikë apo ta idealizoni sidomos në lidhje me karrierën apo të ardhmen tuaj sot do të thotë që tek vetja nuk do gjeni rehati.

Akrepi:

Të importoni një familje nga larg dhe ta bëni pjesë tuajën do ishte një mësim për ata që nuk dinë të vlerësojnë njerëzit e tyre kur i kanë.

Shigjetari:

Duhet të krijoni një model të ri financiar apo të studioni më shume figurat që kanë arritur sukses ekonomik për të hedhur edhe ju hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Bricjapi:

Nëse partnerin tuaj në çift e vlerësoni për bëmat në fushën e biznesit apo të marrëdhënieve ndërkombëtare, atëherë nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm ta prekni apo ledhatoni ftohtë.

Ujori:

Duhet të riktheheni në një punë apo projekt së shpejti para se të bëheni konfuz për talentin apo aftësitë tuaja dhe të ndryshoni drejtim. Tani është  momenti i drejtimit të duhur megjithëse planetet janë përmbys.

Peshqit:

Ç’rëndësi ka kur ju vlerësoni dhe adhuroni në zemrën tuaj dikë dhe keni frikë t’i afroheni apo krijoni distancë. Mund të gjendet një fije sado e prishur sa për të bërë sërish lidhjen.

/NOA.al

Loading...