Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani shkarkohet nga pozitat e saj partiake
Transmetuar më 20-06-2020, 21:40

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti, e cila mori pas zgjedhjeve edhe postin e kryetares sw Kuvendit.

Vjosa Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK-së dhe nënkryetare. Ndërsa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK vendosi që ta shkarkojë mbrëmjen e së shtunës nga këto pozita.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli me anë të postimi në llogarinë e tij në Faceebook.

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së,", shkruan Avdyli, "i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së".

"Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike.”

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i dërguar ditën e sotme një letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë për votimin e dy propozimeve. Një për kalimin e Avdullah Hotit në pozitën e nënkryetarit dhe tjetri për ta larguar Vjosa Osmanin nga dy pozitat që ajo mban në parti.

Siç thuhet në letër, kërkesa e Isa Mustafës erdhi pas veprimeve të Vjosa Osmanit kundër qëndrimeve të LDK-së.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, e cilësoi shkarkimin e Osmanit nga postet partiake si “cenim të drejtpërdrejtë të frymës së demokracisë”.

“Shkarkimi i Vjosa Osmani eshte cenim i drejtperdrejt i frymes se demokracise. Nuk duhet te kihet frike nga diversiteti. Ne fakt kur mendimi ndryshe mungon dhe shtypet atehere duhet te shqetesohemi. Mentaliteti perjashtues nuk sjell as ndryshim as progres”, shkruan Krasniqi.

Osmani, e cila është kryetare e Kuvendit të Kosovës, kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në mars të këtij viti.

/NOA.al

Loading...