Vetëvaret një femër në burgun e Lipjanit, në Kosovë
Transmetuar më 20-06-2020, 18:50

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Pasditen e sotme një vetëvrasje ka ndodhur në burgun e Lipjanit.

Burime të Indeksonline brenda burgut, bëjnë me dije se viktima (femër) ka qenë e dënuar  me 1 vit e gjysmë burg, për lëndë narkotike.

Dyshohet se ajo i ka dhën fund jetë duke u vetëvarur.

Nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje, ndersa po hetohet./noa.al/

Loading...