Transmetuar më 20-06-2020, 16:26

Bledar Abdullai, ish- gjyqtari i Gjykatës së Tiranës dhe ish-kandidati për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i ka kërkuar ONM-së nisjen e procedimit disiplinor për anëtaren e KPA, Natasha Mulaj (Haklaj).

Abdullai pretendon se në kohë kur ka qenë gjyqtar ka gjykuar çështje të disa personave që rezultojnë familjarë të Natasha Mulajt, siç është rasti i Zylfie Halkajt, të cilën ai e dënoi me 25 vite burg për vrasje.

Abdullai kërkon që anëtarja e KPA të procedohet duke paralajmëruaqr ONM-në se në të kundërt do të bëjë kallëzim në SPAK, për këtë çështje.

Në korrik të 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se Abdullai u shkarkua, pasi kishte bërë deklarim të pasaktë të pasurisë së tij.

Sipas KPK subjekti në fjalë nuk kishte përmbushur detyrimet ligjore, për deklarimin e  disa prona që disponon.

Gjyqtari kishte deklaruar se është investitor në fondin e pensioneve, në një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka deklaruar se edhe bashkëshortja e mamaja e tij, janë aksionere në të njëjtën shoqëri.

Prej disa muajsh, Natasha Mulaj (Haklaj), plotëson 3 vite në krye të Komisionit të Përhershëm të Apelimit (KPA), ku jepen vendimet e formës së prerë.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd