Nënë e bijë bien nga ballkoni duke u munduar ti shpëtonin zjarrit, vdes foshnja
Transmetuar më 20-06-2020, 13:59

Nënë e bijë ranë nga ballkoni i katit të tretë në pallatin ku jetonin në Torino të Italisë, duke u përpjekur që ti shpëtonin zjarrit

Ngjarja e rëndë u shënua të dielën e kaluar ku 34-vjeçarja u hodh me vogëlushen 8 muajshe, pasi në ashensorin e pallatit ra zjarr.

Dyshohet gjithashtu se gruaja me foshnjën në krahë, po tentonte që të ngjitej në tarracë që të shpëtuar.

Ndërsa nëna po lufton mes jetës dhe vdekjes në spital, vogëlushja gjeti vdekjen, pasditen e së premtes.

Gruaja pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale në shtyllën kurrizore, ndërkohë që rrezikon paralizën. /a.y/noa.al

Loading...