Partizani arrin fitoren e dytë radhazi në Vlorë dhe kjo fitore qetëson kampin e të kuqve, sikurse mban trajnerin italian Adolfo Sormani në stol.
Partizani e siguroi fitoren, falë një goli të Bardhit në 66′, pas një harkimi nga e majta sulmuesi me kokë kalon portierin e vlonjatëve.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 1-1. Fillimisht, në 36’ Partizani shënon me anë të Bitrit. Një goditje dënimi nga e majta e Telushit shkon direkt në portë, dhe ndonëse Moçka e devijon, topi mbërrin te Bitri i cili e çon në rrjetë.
Në 38’ Flamurtari shënon dhe barazon me Oliveira. Kundërsulm i shpejtë nga krahu i majtë i Flamurtarit, harkim i gjatë në shtyllën e dytë ku Oliveira nuk e ka të vështirë të mposhtë Teqjen.
Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, foli pas ndeshjes, duke përcaktuar si vendimtare takimin e ardhshëm.
Vështirësia ndaj Flamurtarit..
"Po është e vërtetë në fazën ofensive patëm probleme në finalizim, por e rëndësishme ishte fitorja. Një diçka pozitive për mua, ishte zhbllokimi i Bardhit. Lojtar shumë i rëndësishëm që ka arritur të bëjë mirë në gjithë këto ndeshje, por i mungonte goli.
Problemet dhe Europa..
" Duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen tjetër, për të konfirmuar nëse skuadra i ka lënë problemet pas. Ndeshja ndaj Laçit është tepër e rëndësishme.
E ardhmja?
"Unë jetoj me presionin brenda vetes sime për t’i fituar të gjitha ndeshjet. Ka disa aspektet të rëndësishme në ndeshjen e sotme, siç ishte aktivizimi i Hakajt në vendin e Boldor, i bëj komplimentet e mija".
Ka rinovuar Alban Hoxha?
"Për këtë nuk duhet të më pyesni mua, por duhet të flisni me klubin. Për mua Albani mbetet një nga lojtarët kryesor të skuadrës. Unë përqendrohem për ta kthyer sa më shpejt në fushën e lojës, sepse hyn te pjesa e lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër".
A ju ndërhyjnë drejtuesit?
" Direktivat janë për të aktivizuar lojtarët e rinj, si Llanaj, Cara dhe Ferati për t’i dhënë mundësinë që t’i kemi në ndeshjet e ardhshme. Duam të fitojmë sa më shumë lojtarë edhe në ndeshjet e ardhshme."
Partizani me këtë fitore i largohet disi rrezikut të rënies nga kategoria, ndërsa Flamuratri e ka prerë biletën për një kategori më poshtë.
Flamurtari-Partizani 1-2
Shënues: 38′ Oliveira / 36′ Bitri, 66′ Bardhi
FLAMURTARI: Moçka, Balilaj, Qarri, Pjeshka, Hoxhaj, Nebihu, Lukas Ramos, Indio Oliveira, Haruni, Diamanti (37’Rrapaj), Ribaj. Trajner: Marcello Troisi
PARTIZANI: Teqja, Idrizaj, Bitri, Boldor (37′ Hebaj), Trashi, Telushi, Broja (61′ Ferati), Kordeiro, Çinari (61′ Braun), Llanaj, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani
GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orges Grabova, Laver Alla
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd