Transmetuar më 17-06-2020, 15:44

Maqedonia e Veriut po përballet me shifra të larta infektimesh si pasojë e koronavirusit në ditët e fundit.

Në raportin e 24 orëve të fundit bëhet me dije se nga 1391 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv 193 persona.

Ndërkohë 9 pacientë kanë gjetur vdekjen në orët e fundit, prej tyre 5 nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Ohri dhe një nga Tetova.

Rastet e konfirmuara pozitive janë në Shkup 140, në Kumanovë 2, në Dibër 1, në Shtip 6, në Tetovë 19, në Strugë 5, në Veles 2, në Ohër 11, në Gostivar 4, në Sveti Nikollë 1 dhe në Resnje 2

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 qysh nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut, shkon në 4482.

Prej tyre 1803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë. /a.y/noa.al