Maqedonia e Veriut/ Shifra alarmante, 134 raste të reja me coronavirus dhe tetë viktima në 24 orët e fundit
Transmetuar më 16-06-2020, 17:23

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirus-it në 24 orët e fundit, në vendin tonë fqinj, Maqedonia e Veriut.

Prej tyre, 5 janë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe 1 nga Kumanova.

Viktimat janë të moshave nga 65 deri në 77 vjeç. Gjithsej janë kryer 1173 teste në 24 orët e fundit, nga ku 134 persona kanë rezultuar pozitiv në Maqedoni.

Prej tyre, 97 janë nga Shkupi, 11 nga Tetova, 5 nga Kumanova, 7 nga Resnja, 3 nga Struga, 2 nga Krusheva, 2 nga Kërçova dhe nga një i infektuar në qytetet Prilep, Veles, Manastir, Kavadar, Vallandovë, Kratovë dhe Negotinë.

Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar 34 pacientë të shëruar: 23 nga Kumanova, 6 nga Shkupi, 2 nga Prilepi, 2 nga Velesi dhe 1 nga Tetova. Numri i rasteve aktive me koronavirus në Maqedoni për momentin është 2331 persona.

Qyteti me më shumë raste aktive mbetet Shkupi me 1323 raste.

Më pas vjen Tetova me 261 raste, Kumanova me 207 dhe Shtipi me 202. Në Shkup, sipas komunave, më shumë raste aktive ka Çairi 302, që pasohet nga Aerodromi me 118, më pas janë Buteli 110, Qendra 105, Gazi Baba 104, Saraji 96, Karposhi 94 ndërsa komunat e tjera, secila më vete, kanë më pak se nga 70 raste aktive.

Gjithsej që nga fillimi i pandesimë nga virusi janë prekur 4289 persona, prej të cilëve 1757 janë shëruar ndërsa 201 kanë vdekur.

Në Klinikën Infektive në Shkup në 24 orët e fundit janë pranuar 5 pacientë, inforomoi Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar po ashtu se gjithsej janë 90 pacientë të hospitalizuar në këtë Klinikë. Prej tyre 35 prej tyre janë të vendosur në terapi me oksigjen ndërsa nuk ka pacientë të vendosur në ventilim mekanik.

/NOA.al

Loading...