Transmetuar më 11-06-2020, 23:54

Në deklaratën fillestare të pasurisë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar një apartament në të cilin thotë se është pronar 100% dhe disa llogari bankare të cilat i posedon së bashku me të shoqen në ndarje secili nga 50%.

Është fjala për llogari bankare në vlerën rreth 12 mijë euro dhe dy automjete me vlerë 29 mijë euro. Në vitin 2014 bashkëshortja realizoi një kontratë sipërmarrjeje, për ndërtim apartamenti gjigant, bash 171 m2 plus verandë, me vlerë 88. 641 euro, si palë në sipërmarrje me Agi-Kons shpk dhe ku pjesa takuese ishte 33%.

Kujtojmë këtu që Agi-Kons fitoi dhe projektin e bashkisë, 1 miliard lekë për punimet te parku Rinia ku u vendosën kodra e lodra mbi bar e që u përuruan më 1 qershor e u përmbyt pak ditë më pas.

Në vitet që pasuan, me ndryshimet dhe shpenzimet në jetën familjare të çiftit, duket se ajo që shtonte më shumë llogarinë bankare është bashkëshortja e Veliajt, Ajola.

Sipas një përllogaritjeje të përafërt, Veliaj posedon në llogaritë e tij bankare rreth 5 milionë lekë, ndërsa Ajola pak më shumë se 10 milionë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd