Transmetuar më 11-06-2020, 13:46

Një gafë me pullë të kuqe në një video live, vështirë se do e harrojë gazetari Chris Cuomo.

Gazetari i CNN, vëllai i vogël i guvernatorit të New York, Andrew Cuomo, u shfaq aksidentalisht totalisht i zhveshur, në një video live të publikuar nga e shoqja.

49-vjeçari, është i martuar me Cristina Greeven, trajnere dhe mësuese joge, e cila për shkak të koronavirusit, gjatë javëve të fundit po i bën leksionet online.

Teksa e shoqja po tregonte se si të bëhen ushtrime, pas saj u shfaq Chris Cuomo, duke ecur totalisht i zhveshur në oborr.

Cristina Greeven, në atë moment u detyrua që të ulë grilat e dritares, në mënyrë që të mos shihej i shoqi.

Por pavarësisht kësaj, pamjet u përhapën mes shpejtësi, ndonëse video u hoq më tej nga rrjeti /a.y/noa.al