Transmetuar më 10-06-2020, 20:35

Prej 10 vitesh qindra mijëra njerëz kanë qenë në kërkim të këtij thesar i cili është gjetur së fundmi.

Mijëra vetë janë ngjitur në Malet Shkëmborë në Shtetet e Bashkuara përgjatë dekadës së fundit, në kërkim të një sënduku me ar, rubinë, smeralde dhe diamante.

Por pas vitesh përpjekjesh, thesari i shumëkërkuar është gjetur.

Një arkë me ar dhe bizhuteri me vlerë 1 milion dollarë është gjetur pas 10 vitesh, nga një eksplorues që preferoi të mbetej anonim.

Koleksionuesi i artit, 89-vjeçari Forrest Fenn që krijoi gjuetinë e këtij thesari 10 vite më parë, njoftoi se thesari është gjetur nga një person që nuk ka preferuar të identifikohet.

89-vjeçari që fshehu thesarin përfshiu të dhëna për vendndodhjen e tij në një poezi të vitit 2010 “The Thrill of Chase”.

Sipas tij, fshehja e thesarit ishte një mënyrë për t’i nxitur njerëzit të eksplorojnë natyrën.

350 mijë njerëz nga e gjithë bota u vunë në kërkim të tij. /k.k/noa.al/