“Kërkoj vetëm një person që të më mbështesë dhe jam gati të tregoj”, gazetari sjell të tjera dëshmi të Adrianës
Transmetuar më 07-06-2020, 00:21

Rasti i përdhunimit të 15-vjeçares në qytetin e Tiranës tronditi opinionin e gjerë publik duke sjellë një reagim të shpejtë nga shoqëria dhe instancat përkatëse.

Përpara disa ditësh vetë moderatorja e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se në emision do të trajtohej një rast tjetër përdhunimi shumë vite më parë në qytetin e Shkodrës.

Në studion e programit mbrëmjen sapo lamë pas ishte Adriana, vajza 27-vjeçare e cila rrëfeu historinë tronditëse të jetës së saj.

Gazetari Taulant Kopliku ka treguar se është njohur me rastin e Adrianës 3 vite më parë.

"Tre vite me pare me sinjalizuan per historine e jashtezakonshme te Adrianes. E takova ne nje lokal ne Shkoder. Pranoi te intervistohet pa telekamera, por forca e zakonit me shtyu ta dokumentoj intervisten me nje kamera te fshehte. Per te qene korrekt, bashke me koleget Robert Staka dhe Blendi Kola vendosem qe ne rrefimin tone ti ndryshojme emrin dhe normalisht ti mbulojme fytyren.

Realizuam nje histori e cila u publikua pak dite pas ngjarjes tronditese te abuzimit me tre vajza te mitura ne shtepine e femijes ne Shkoder.

Pas publikimit te ngjarjes tronditese ne nje portal ne Shkoder, askush nuk reagoi dhe historia u lokalizua ne biseda mes gazetaresh ne Shkoder.

Sot pas tre vitesh me gezon fakti qe Adriana gjeti kurajon te dilte haptazi dhe te denonconte me emra te pervetshem abuzuesit me trupin e saj. Me gezon gjithashtu fakti qe sot me ne fund ka ne mbeshtetje nje opinion te tere ne Shqiperi, pas mosbesimit dhe neperkembjes qe e ka ndjekur per vite me radhe ndersa kerkonte ta ndante kete histori me veshet e shurdher te institucioneve ne te cilat rriti shtatin.

Shpresoj shume qe me ne fund kjo vajze me femijeri dhe adoleshence te shkaterruar, te gjeje sadopak qetesi ne jeten e saj, ndersa nuk besoj aspak se autoret e dhunes ndaj saj do te marrin ate qe meritojne.

Dalja nga qelia e policit qe ajo denoncoi, vetem pak ore pasi u ndalua, eshte shembull i qarte se venia e drejtesia ne vend, eshte thjeshte nje enderr e bukur per kete dhe shume vajza te tjera te dhunuara te ketij vendi", shkruan Taulant Kopliku që ka publikuar një video të rrëfimit të Adrianës, në vitin 2016.

"Kërkoj vetëm një person që të më mbështesë dhe jam gati të tregoj çdo gjë që ka ndodhur", thotë Adriana në materialin e mëposhtëm.

Adriana tregoi në "Dua të të bëj të lumtur" se ishte rritur në shtëpinë e jetimores në Shkodër dhe se në moshën 12-vjeçare, roja i jetimores kishte abuzuar seksualisht me të për një kohë të gjatë. Ajo rrëfeu se roja e kërcënonte me jetë nëse do t’i tregonte dikujt për veprimet e tij, por Adriana zbuloi se të gjitha vajzat e në kësaj jetimore abuzoheshin seksualisht. Sipas rrëfimit të Adrianës, në jetimore nuk ishte vetëm roja që ushtronte dhunë seksuale e fizike, por edhe mësuesit e kujdestarët.

Përgjatë gjithë fëmijërisë së saj, Adriana ishte abuzuar seksualisht derisa kishte mbushur moshën 18-vjeçare dhe ishte detyruar që të largohej e të shkonte në konviktin e vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër. Në këtë konvikt vajzat më të mëdha në moshë se Adriana ishin shndërruar në tutore duke i detyruar të tjerat që të kryenin marrëdhënie seksuale kunddrejt pagesës. “Ato fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore të caktuar më rrihnin, më linin të flija nëpër korridore!”.- ishte rrëfimi shokues i Adrianës.

Gjatë rrëfimit të Adrianës u zbulua se ajo nuk kishte duruar më gjendjen në të cilën ndodhej dhe kishte shkuar të denonconte në vitin 2015 përdhunimin që i ishte bërë, por fatkeqësisht polici që e kishte pritur kishte abuzuar seksualisht me të. Menjëherë pas këtij episodi stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte dorëzuar në Prokurori dosjen e Adrianës sëbashku me rrëfimin e saj, për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e ndodhur.

Pas denoncimit të bërë nga programi, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, arrestoi ditën e premte shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, Izmir Duraku, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Por Izmir Duraku, shefi i policisë së Fushë Arrëzit, mësohet se është liruar të shtunën, pasi Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e tij.

Sipas Prokurorisë, nuk ka prova të mjaftueshme që e dënojnë Shefin e stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz./noa.al/

Loading...