Transmetuar më 06-06-2020, 15:34

Vret djalin e ish-të dashurës pasi abuzoi seksualisht me të. 22-vjeçari Brian O’Grodnick, vrau Jameson Long, 2 vjeç, në shtëpinë ku jetonin, në Joplin, të Missouri, SHBA.

Nga ekspertiza e kryer në trupin e pajetë, rezultoi se i mituri ishte përdhunuar për muaj me radhë, para se i riu ta torturonte dhe vriste.

22-vjeçari, i dashuri i nënës së vogëlushit, jo vetëm ka abuzuar seksualisht me të miturin, por e ka torturuar dhe filmuar çdo gjë që bënte me celular.

Nëna mbeti e shokuar nga ajo që ndodhte pas kurrizit të saj! Pasi pa djalin pa ndjenja, njoftoi ndihmën e shpejtë, por dëmtimet e pësuara si pasojë e dhunës ishin fatale për të.

Nga videot e gjetura në smartphone e të riut, shiheshin abuzimet seksuale, ndërkohë që gjatë aktit e pyeste të miturin “A më do?”.

Në trupin e vogëlushit u gjetën shenja tentativash për ta mbytur, goditje me grusht dhe akte të tjera dhune, shkruan noa.al. O’Grodnick u arrestua këtë të hënë 1 qershori, pas akteve të tmerrshme me të miturin. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd