Transmetuar më 05-06-2020, 18:40

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore pritet të mblidhet sot në orën 19:30 për të diskutuar pikat që ndajnë palët, për të arritur një marrëveshje.

Kjo kërkesë është bërë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në përpjekje për të gjetur konsensus.

Të gjitha palët politike kanë pranuar, dhe mbledhja do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Ende nuk ka një konsensus të plotë për Reformën Zgjedhore, edhe pse kanë mbetur edhe pak çështje për dakordësi.

Duke iu referuar deklaratës që bëri pak ditë më parë ambasadorja amerikane, opozita ka në dorë fatin e kësaj reforme. /k.k/noa.al/