Transmetuar më 05-06-2020, 14:28

Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar Shqipëria 2030, Arben Ahmetaj, informoi lidhur me vendimin për të heqjen e tatim fitimit ndaj biznesit të vogël.

Ai bëri me dije se hiqen taksat për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh deri në vitin 2029.

“Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkrete dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat për të gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime”, u shpreh Ahmetaj.

Ai tha se zerimi i tatimit mund të shoqërohet me heqje të vlerës së tatimit të shtuar. /a.y/noa.al