Transmetuar më 04-06-2020, 20:35

Shuhet në moshën 34-vjeçare këngëtari i njohur amerikan, Chris Trousdale është ndarë nga jeta në moshën 34 vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga menaxherja e ish anëtarit të grupit muzikor, "Dream Street".

“Me trishtim njoftojmë ndarjen nga jeta të Chris Trousdale më 2 qershor nga një sëmundje. Ai do i mungojë familjes, miqve dhe fansave në gjithë botën,”– tha Amanda Stephan në një deklaratë.

Këngëtari u nda nga jeta për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, në një spital në Burbank, California.

Trousdale ishte vetëm 8 vjeç kur filloi të performojë në Broadway në produksione si “Les Misérables” dhe “Sound of Music”.

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme, ka tronditur fansat e këngëtarit./noa.al/