Transmetuar më 04-06-2020, 20:21

Qytetarë të thjeshtë dhe me status në shoqëri organizuan një marshim protestë, për “fëmijërinë e vjedhur”.

Me pankarta në duar dhe mesazhe për shoqërinë dhe institucionet, ata ngritën zërin në mbrojtje të fëmijëve, duke iu referuar abuzimit seksual ndaj 15-vjeçares, nga roja i shkollës.

Protesta ka nisur fillimisht në sheshin Skënderbej, ku protestuesit kanë shpalosur disa pankarta me mesazhe të ndryshme.

Më pas protesta është zhvendosur tek Ministria e Arsimit, të cilën protestuesit e kanë quajtur “Ministri a Turpit”.

Një foto po bën xhiron e rrjetit, ndërkohë që mesazhi që janë mundur të përcjellin dy vajzat që kanë dalë në tubimin e sotëm është duke u komentuar masivisht nga njerëzit.

Njëra prej tyre shkruan në këmbë “Më përdhuno”, ndërsa tjetra “A po ta ngref”, dhe i referohen dhunës dhe abuzimit ndaj femrës.

Shihni fotot./noa.al/