Transmetuar më 04-06-2020, 17:06

Qytetarë të thjeshtë dhe me status në shoqëri kanë organizuar një marshim protestë, për “fëmijërinë e vjedhur”.

Me pankarta në duar dhe mesazhe për shoqërinë dhe institucionet, ata ngrenë zërin në mbrojtje të fëmijëve, duke iu referuar abuzimit seksual ndaj 15-vjeçares, nga roja i shkollës.

Protestuesit kanë programuar disa fjalime, dhe më pas do të shpërndahen paqësisht.

Sa i përket ngjarjes, roja i shkollës Abaz Dogu e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas ka përdhunuar nxënësen 15-vjeçare.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike, teksa në gjykatë ka treguar gjithçka ka ndodhur me të.

Roja i shkollës është lënë në burg, ndërsa një ditë më parë u pezullua nga puna drejtori i shkollës në Babrru. /k.k/noa.al/