Transmetuar më 04-06-2020, 09:05

Pak ditë më parë, lajmi i përdhunimit të një vajze 15-vjeçare nga Tirana, e cila ishte abuzuar seksualisht nga roja i shkollës, tronditi mbarë opinionin publik, ndërkohë që ditë pas dite dalin detaje të reja nga ajo që ka ndodhur.

Hetimet zbuluan se ish-roja i shkollës, 65-vjeçari, Abaz Dogu, ua kishte shpërndarë videon intime edhe tre të rinjve, të cilët shantazhuan të miturën, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie sèksuale edhe me ta për një kohë të gjatë nga frika e publikimit të videos në rrjet.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për rojen dhe për tre të rinjtë e tjerë të përfshirë në skandal.

Ndërkohë, ‘Joq’ ka publikuar një video ku Abaz Dogu shihet teksa këndon para fëmijëve në një aktivitet festiv në shkollën ku ishte roje më parë.

65-vjeçari ka marrë mikrofonin në dorë dhe shfaqet duke u kënduar nxënësve të shkollës 9-vjeçare këngën “Zemër” të Dhurata Dorës.