Transmetuar më 04-06-2020, 08:20

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e rëndë është shënuar pranë Katedrales në Shkodër, ku paraprakisht dyshohet për një konflikt të momentit.

Rreth orës 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një konflikti për motive të dobëta,

është plagosur me armë zjarri, Vasel Koçeku, 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga ana e policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve. /a.y/noa.al