Këshillë e vlefshme, ushqimet që duhet të konsumoni dhe shmangni në verë
Transmetuar më 02-06-2020, 20:27

Muajt e verës duhet të bëni kujdes me ushqimet, jo vetëm në cilësinë por edhe në llojin që konsumoni.

USHQIMET QË DUHEN KONSUMUAR

Shalqini

Është një frut i shijshëm dhe perfekt për këtë stinë. Shalqini përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell.

Sallatat

Sallata jeshile, kastraveci, selinoja dhe rrepa përmbajnë mbi 95 përqind ujë. Ngrënia e këtyre ushqimeve në ditë të nxehta do ju ndihmojë të plotësoni dozën e rekomanduar prej 8 gotash me ujë në ditë.

Çaji

Pijet e ftohta janë tejet joshëse në ditët e nxehta, por e vërteta është se pijet e ngrohta ose të vakëta mund të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit. Çaji nxit urinimin dhe djersitjen por avullimi i kësaj të fundit është një nga mënyrat më të mira për rregullimin e temperaturës së trupit dhe ruajtjen e ekuilibrave të nxehtësisë.

PRODUKTET QË DUHEN SHMANGUR

Alkoli

Mund të ndiheni të zhgënjyer, por alkoli duhet shmangur. Ndonëse pirja e një gote me verë tingëllon si një zgjidhje e freskët për të kaluar pikun e të nxehtit, e vërteta është që alkoli shkakton dehidratim, veçanërisht gjatë kushteve ekstreme të motit. Alkoli nxit djersitjen dhe urinimin dhe rrjedhimisht dehidratimin.

Mangot

Në të njëjtën mënyrë si alkooli, mango nxit urinimin dhe djersitjen ndaj duhet shmangur në mot të nxehtë. Rrini larg koprës, shpargut dhe argjinares për të njëjtat arsye.

Mishi

Tretja e proteinave të mishit kërkon shumë energji, rrjedhimisht ka nevojë për një proces që quhet ‘thermogenesis’. Merreni shtruar me mishin, por mos u kurseni me ujin. /k.k/noa.al/

Loading...