Transmetuar më 02-06-2020, 19:05

Një 50-vjeçar i dënuar për vrasje është prangosur sot në qytetin e Shkodrës.

Arben Bregu, ishte në kërkim nga Shtetet e Bashkuara, dhe pritet të ekstradohet përtej oqeanit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida, e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Bregu, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Uashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës. /k.k/noa.al/