Transmetuar më 02-06-2020, 14:08

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tregon kush janë qarqet më me risk për kultivimin e kanabisit.

“Zona me risk konsiderohen ende Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe”, u shpreh Lleshaj.

Deklarata e tij u bë gjatë një diskutimi online për luftën kundër kanabisit, me kryepolicin Ardi Veliu, drejtorët e policisë në qarqe dhe prefektët.

Ai kërkoi që të përdoret flota e helikopterëve që kemi, bazuar në informacionet e siguruara, për kontrollin e zonave.

“Përgjegjësia është lufta në disa fronte, vënia para përgjegjësisë e administratorëve. Fenomeni lidhet me punën e pamjaftueshme dhe kriminale edhe brenda policisë së shteti që duhet të identifikohen dhe vendosen para përgjegjësisë. Vjet kemi pasur disa raste që janë proceduar për mos kryerje të detyrës apo përfshirë me elementët kriminalë. Edhe sivjet ka pasur, që nuk kanë bërë detyrën, deri në nivele të larta të policëve kanë shkelur kodin e etikës, nderit, kanë dëmtuar imazhin e policisë dhe janë përfshirë në veprimtari kriminale. Shtoni kërkesën e llogarisë. Vendin e kemi bashkë të gjithë, përgjegjësinë e kemi bashkë të gjithë dhe të gjithë të angazhohemi”, u shpreh Lleshaj.

Lidhur me mundësinë e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, tha se është në fazë diskutimi.

“Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe trafikimi i tij nuk lidhen asgjëkundi me njëri tjetrin. Sa më tepër që të vijojë diskutimi, aq më e madhe bëhet nevoja dhe angazhimi për ta luftuar thellë dhe në mënyrë frontale kultivimin ilegal. Janë dy çështje të ndara dhe duhet të bëhet e qartë, që jo vetëm që nuk ka zbehje, por kërkohet shtesë e angazhimit kundër kultivimit ilegal të kanabisit. Për atë legal nëse do të shkohet bëhet fjalë për një masë të kufizuar”, deklaroi Lleshaj.

Lidhur me sezonin turistik, tha prerazi se edhe një çadër pa leje në plazh do të konsiderohet si bimë narkotike. /a.y/noa.al

blob:https://www.facebook.com/4a2314fd-d0a7-470b-b6c3-291b065ab5b8