Sulmohet me dhunë drejtoria e policisë Elbasan
Transmetuar më 02-06-2020, 11:55

Një person ka krijuar momente paniku, duke përplasur makinën me derën e policisë Elbasan dhe duke dalë prej mjetit i armatosur.

Ngjarja është shënuar rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku Bledar Lazareni, 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Më pas ka hyrë në oborrin e policisë, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i policisë që kryente shërbim në hyrje.

34-vjeçari, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e policisë.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Loading...