Trump po nxit kaos në Kosovë në kohën më të keqe të mundshme
Transmetuar më 02-06-2020, 09:47

Shtetet e Bashkuara kanë inkuadruar heqjen e Kurtit si një hap drejt një zgjidhje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë…

Nga Mieczyslaw P. Boduszynski dhe Victor Peskin

Administrata Trump ka ngjizur trazira politike në Kosovë pikërisht në momentin kur nevojitet një qeverisje e qëndrueshme për t’u përballur me kërcënimin e COVID-19. Sfida për t’iu përgjigjur shpërthimit të pandemisë në Kosovë është komplikuar nga vota e mosbesimit të mbështetur nga Sh.B.A që rrëzoi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti në fund të marsit, pas më pak se dy muaj në pushtet.

Betejat politike në të cilin gjendet e dëmton Kurtin, i cili mbetet kryeministri i përkohshëm dhe që favorizon zgjedhjet e reja, kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe disa prej aleatëve të tij parlamentarë, të cilët dëshirojnë të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar që do të linte mënjanë Kurtin dhe Vetëvendosjen e tij, e cila bëri fushatë mbi në një platformë antikorrupsion dhe ka ndaluar ndikimin e madh të Uashingtonit në punët e brendshme të Kosovës. Thaçi drejtoi për një kohë të gjatë Partinë Demokratike të Kosovës, e cila lindi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës – në të cilën Thaçi ishte një ish-luftëtar i lartë guerilas – pas luftës 1998-1999. Kështu që, një krizë kushtetuese ka lindur se kush ka të drejtë të qeverisë vendin. Banorët e zemëruar të mbyllur për shkak të pandemisë në kryeqytet, Prishtinë, janë të revoltuar kundër makinerive që rrëzuan qeverinë e Kurtit gjatë krizës së koronavirusit.

Ndërhyrja politike e administratës Trump në Kosovë është nxitur nga ajo që tani është një qasje e njohur për një politikë të jashtme të karakterizuar nga shmangia e aleatëve, vendimmarrja e udhëhequr nga operativë të afërt me Shtëpinë e Bardhë që anashkalojnë diplomatët e karrierës, motivet e qarta politike, me një mosrespektim për të drejtat e njeriut.

Shtetet e Bashkuara kanë inkuadruar heqjen e Kurtit si një hap drejt një zgjidhje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Duke e zemëruar Uashingtonin, Kurti këmbënguli të mbajë tarifat 100 përqind të tregtisë serbe, të cilat si administrata Trump ashtu edhe Thaçi e konsideruan si një pengesë për avancimin e negociatave me Beogradin. Për më tepër, Kurti e kundërshtoi idenë tejet polemike për shkëmbime territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur përparime në tryezën e bisedimeve. Administrata Trump është shprehur hapur për shkëmbime territoriale, siç janë shprehur hapur edhe Thaçi dhe Presidenti serb Aleksandar Vucic.

Duke lënë mënjanë meritat e shtytjes për një zgjidhje në këtë pikë dhe implikimet rajonale më të gjera të një shkëmbimi territorial, roli i Sh.B.A.-së për të mbështetur ofertën e Thaçit për të larguar Kurtin është kritikuar jo vetëm për rrezikimin e sovranitetit të Kosovës, por për rrëzimin e qeverisjes gjatë pandemisë. Politika e Presidentit amerikan Donald Trump është fajësuar gjithashtu për prishjen e marrëdhënies së Uashingtonit me aleatët kryesorë evropianë që kishin qenë avokatë për nevojën e një udhëheqje të qëndrueshme dhe paralajmëruan kundër një ndërhyrje të tillë të rëndë gjatë kësaj pandemie. Në SHBA, administrata Trump është kritikuar ashpër nga Eliot Engel, kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për zhvlerësimin e një drejtuesi demokratik të sapozgjedhur në kohën kur qeveria duhet të përqendrohet në zhvillimin e një politike efektive për të adresuar urgjencën e vazhdueshme shëndetësore.

Mbështetja e SHBA për votimin e mosbesimit për të hequr Kurtin dhe për të ngritur Thaçin është shqetësuese edhe për një arsye tjetër. Ajo ngre mundësinë që administrata Trump mund të kërkojë të vijë në mbrojtjen e Thaçit duke ndërhyrë në punën e një gjykate speciale që heton krimet e UÇK-së të kryera pas luftës të zhvilluar dy dekada më parë.

Në vitin 2011, Thaçi dhe një numër i ish-rebelëve të nivelit të lartë u listuan me emra në një raport të Këshillit të Evropës me të dhëna mbi përfshirjen e UÇK-së pas luftës në rrëmbimin e të burgosurve serbë dhe torturimin e tyre në kampe paraburgimi të fshehta në Shqipëri. Një numër i vogël i këtyre të burgosurve, sipas raportit, dyshohet se u vranë për tu marrë organet e tyre jetësore. Këto akuza shpërthyese bënë që Brukseli, me mbështetje të fortë nga Uashingtoni, të krijojë Dhomat e Specializuara të Kosovës të drejtuara nga Bashkimi Evropian. Thaçi dhe ish-komandantët e nivelit të lartë të UÇK-së mund të përballen me aktakuzë në gjykatën e re, e cila ka prej kohësh ka patur mbështetjen e Amerikës.

Duke punuar e projektuar për heqjen Kurtit dhe duke dhënë mbështetjen pas Thaçit, Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar përtëritjen e mbështetjes së saj për elitën politike të figurave të vjetra të Kosovës, shumë prej të cilëve janë të njollosur me pjesëmarrje të paligjshme në abuzime të të drejtave të njeriut dhe krimit të organizuar. Gjatë fushatës së bombardimeve 78-ditore të NATO-s kundër Serbisë në 1999, Uashingtoni bashkëpunoi ngushtë me Thaçin, i cili më pas drejtoi krahun politik të UÇK-së. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë – së bashku me administratën e Kombeve të Bashkuara që qeverisnin Kosovën për dekadën e parë të pasluftës – vazhduan të mbështesin Thaçin dhe ish-komandantët e tjerë të UÇK të kthyer në politikanë, pavarësisht rolit të tyre të dyshuar në krimet e pasluftës kundër rivalëve të tyre kosovarë dhe serbëve etnikë.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur ndikimin e saj thelbësor në Kosovë qysh kur ajo drejtoi ndërhyrjen e NATO-s kundër spastrimit etnik të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke qenë të parët për tëmbrojtur më pas pavarësinë e Kosovës. Që nga ajo kohë, Shtetet e Bashkuara bashkëpunuan ngushtë me partnerët e saj në BE për të mbështetur shtetin e ri. Në situatën aktuale, fakti që vendet kryesore anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kundërshtuan rrëzimin e qeverisë së Kurtit mbi shqetësimin për destabilizimin e Kosovës teksa përhapja e koronavirusit është shqetësuese. Gatishmëria e administratës Trump për të dalë kundër partnerëve të saj evropianë në mënyrë që të mënjanohet një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike gjatë një krize shëndetësore të pashembullt dëmton më tej një partneritet tashmë të tensionuar trans-Atlantik.

Vendosmëria e administratës Trump për të parë Kurtin të larguar mund të çojë në zvogëlimin e mbështetjes së Kosovës për Shtetet e Bashkuara. Kosovarët e zakonshëm, të cilët deri më tani kanë qenë me besueshmëri pro-Amerikanë për shkak të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe për mbështetjen e SHBA për pavarësinë e tyre, mund të rishqyrtojnë mbështetjen e tyre për Amerikën nën dritën e diplomacisë së krahut të fortë të kërcënimin të Uashingtonit për t’i dhënë fund fondit të saj prej 49 milion dollarësh të një granti të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Në një veprim të paprecedentë, anëtarët aleatë të Trumpit në Kongres madje kërcënuan se do të tërhiqnin paqeruajtësit e SHBA nga Kosova.

Shumë kosovarëve u ka ardhur në majë të hundësgjithashtu për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për elitën e korruptuar politike të ish-luftëtarëve të udhëhequr nga Thaçi, të cilët kanë mbizotëruar në politikën e Kosovës që nga lufta, por kanë dhënë pak në mënyrën e qeverisjes efektive. Administrata Trump rrezikon të humbasë rezervuarin e thellë të vullnetit të mirë që Shtetet e Bashkuara kanë gëzuar në Kosovë për më shumë se dy dekada.

Ashtu si kemi parë pjesa më e madhe nga politika e jashtme e kësaj administrate, ndërhyrja e saj e fundit politike në Kosovë është nxitur nga një njeri i besuar i Trump duke realizuar një politikë të jashtme ad hoc që margjinalizon aktorët e tjerë të qeverisë dhe ekspertët dhe e bën atë kryesisht jashtë procesit zyrtar të politikës. Në këtë rast, ai individ i besuar është Richard Grenell, përvoja e të cilit në rajon është minimale, por i cili, si shumë në administratën Trump, është i prirur të kënaqë një shef kapriçioz dhe të vetë-fiksuar. Para se të bëhej kohët e fundit drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare, Grenell ka shërbyer si ambasadori i Trump në Gjermani dhe i dërguari special në Ballkan. Në këto detyra, ai bashkëpunoi ngushtë me Thaçin dhe Vuçicin për të shtyrë një marrëveshje paqeje, duke e shfrytëzuar atë me premtimin e lidhjeve të rinovuara të transportit midis Beogradit dhe Prishtinës. Në fillim të marsit, Grenell priti Thaçi dhe Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë.

Burime nga njerëz të politikës së jashtme amerikane dhe analistë të shquar, thonë se objektivi i Grenell është të kryejë një tjetër "porosi të brendshëm politik" (siç u bë në skandalin e Ukrainës, për të cilin u impeach Trump): mënjanimi i Kurtit i zgjedhur në mënyrë demokratike, në mënyrë që të shpejtojë mundësinë e qëllimit të Thaçit dhe Vuçiç duke shtrënguar duart në Shtëpinë e Bardhë në kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë për të shpalosur një fitore të madhe të politikës së jashtme për Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Në kohë normale, kjo do të veçohej si thjesht një veprim i pastër politik. Por përpjekja për të arritur në një marrëveshje paqësore donkishoteske me çdo kusht gjatë një pandemie rrezikon shëndetin publik dhe politik të një shteti që Uashingtoni punoi aq shumë për ta krijuar.

Loading...