Transmetuar më 02-06-2020, 08:29

Reperi Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy ka folur rreth jetës profesionale dhe asaj private duke zbuluar detaje që nuk i kishim ditur më parë.

Noizy është shumë i lidhur me fëmijët dhe i ftuar në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Panit’, ka treguar se nëse në të ardhmen do të bëhet me një fëmijë të dytë, i ka menduar gjërat që dëshiron t’i mësojë.

Reperi rrëfeu se do t’i mësojë fillimisht boksin, ushqimin dhe muzikën.

“Mendoj që edhe prindërit duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë. Nëse do ma japë Zoti të kem fëmijën tim të dytë, një çun apo një gocë, gjëja e parë që do i jap është boksi, ose çfarë do lloj boksi, është ushqimi dhe muzika. S’mund të jetë fëmija im shkencëtar nëse prindërit e vet nuk i ka diçka të tillë”, tha Noizy.