Transmetuar më 01-06-2020, 23:22

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 22:24, në zonën e Shkozetit, në unazën e qytetit bregdetar.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete.

Për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm një person, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia dhe ambulanca janë nisur për në vendngjarje.