Transmetuar më 01-06-2020, 18:12

Mallra ushqimorë kontrabandë janë sekuestruar në Portin e Durrësit.

Sipas autoriteteve portuale, bëhet fjalë për një detyrim të munguar doganor prej 700 mijë lekësh.

“Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.

Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi (fason), ishin të padeklaruara.

Vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve”, thuhet në reagim. /k.k/noa.al/