Transmetuar më 01-06-2020, 16:44

Një makinë ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në Sauk.

Dyshohet si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin Y.E., ku ka vetëm dëme materiale, sqaron policia.

Drejtuesi i automjetit ka reaguar në kohë duke dalë me shpejtësi nga automjeti.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/