Transmetuar më 31-05-2020, 19:57

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e réndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë ku humbi jetën në punë pasi u pérplas nga skrepi një 17-vjeçar.

KSSH shprehet se i mituri ka humbur jetën për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike dhe se ka qenë duke punuar në një gropë kur është góditur nga skrepi i një fadrome dhe ka humbur jetën në vend.

Trupi i pajetë ka qëndruar për minuta të tëra, ndërkohë kanë qenë mediat që kanë njoftuar pólicinë dhe qytetarët. “, shkruhet ndër të tjera në reagim

REAGIMI I PLOTE:

Pasiguria” në punë vrét dhe në pándemi shteti hesht! Një 17 vjeçar në Vlorë ka humbur jetën në një aksídent në punë në qytetin e Vlorës për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.

17 vjeçari Jaup Begotare  ka qenë duke punuar në një gropë kur është góditur nga skrepi i një fadrome dhe ka humbur jetën në vend. Trupi i pájetë ka qëndruar për minuta të tëra, ndërkohë kanë qenë mediat që kanë njoftuar pólicinë dhe qytetarët.

Në Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shprehim ngushëllime familjes dhe kërkojmë që pólicia dhe prokuroria të nisin një hétim. Ky është një aksídent për shkak se drejtuesit e firmës që po kryen punime nuk kanë respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë. Sektori i ndërtimit po konkurron me galeritë e vdékjes minierat sa i përket punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.  Inspektoriati Shtetëror i Punës prej vitesh është në drejtim të paditur dhe siguria e jeta e punëtorit shqiptar është në mëshirë të fatit.  STOP PASIGURISË NË PUNË, JETA E PUNËTORIT SHQIPTAR ËSHTË SHENJTË !

Për ngjarjen tragjike reagoi dhe Organizata Politike:

"Dje vdiq në vendin e punës 17-vjeçari Jaup Begotaraj, i goditur nga një vinç. Jaupit, fëmijë me dy prindër të sëmurë e të varfër, iu desh të punonte që në moshë të vogël.

Përveç trishtimit për jetën e humbur, të skandalizon fakti se Policia e Shtetit mohon që ai të ketë qenë punëtor, ndërkohë që qytetarët dëshmojnë të kundërtën. Ky nuk është rasti i parë kur policia bashkëpunon me pronarët në krim. Ai evokon vdekjen tragjike të një tjetër 17-vjeçari, Ardit Gjoklajt, në landfillin e Sharrës, ku institucionet shtetërore mbuluan kriminalisht përgjegjësinë e Erion Veliajt dhe pronarit të landfillit.

Të gjithë fëmijët meritojnë mirëqenie, shkollim, sport e arte, ndërkohë që më të varfrit mes tyre ende shtrëngohen të punojnë, madje edhe të vdesin në vendin e punës."

Po ashtu sot doli një reagim dhe nga organizata "Të drejtat e Punëtorëve":

“Vrasjet” e punëtorëve në vendin e punës vazhdojnë!

Dje një 17-vjeçar humbi tragjikisht jetën në Vlorë pasi u godit nga skrepi i një fadrome teksa ishte duke punuar për hapjen e një grope që do shërbente për ndërtimin e një parkingu.

Jaup Begotaraj ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa ishte rritur nga gjyshërit pasi prindërit i ka me probleme të shëndetit mendor.

I riu së bashku me manovratorin Bujar.Ç punonin në pastrimin e inerteve për hapjen e një parkimi në zonën e kalasë, ndërkohë që fillimisht u fsheh ky fakt dhe u deklarua se adoleshenti shkoi atje për të takuar një shok dhe jo si i punësuar.

Policia e Vlorës ka nisur hetimin për firmën e ndërtimin ku punonte 17 vjeçari ndërsa mësohet se në prangat e policisë ka rënë manovratori dhe tekniku i firmës që mbikqyrte punimet. Po ashtu bëhet me dije se i riu punonte pa siguracione dhe jashtë çdo rregulli ligjor.

Për qeverinë dhe institucionet publike shqiptare jeta e një punëtori vlen më pak se ajo e një qeni. Grykësia e pronarëve të tyre nuk ka kufi.

Prandaj është e domosdoshme që punëtorët të organizohen në sindikata. Jeta dhe të drejtat e tyre nuk mund të varen nga një shtet i korruptuar, por vetëm nga solidariteti mes bashkëvuajtësve.

Pa sindikata nuk ka të ardhme!"