Aksident i frikshëm, 2 persona plagosen rëndë
Transmetuar më 31-05-2020, 18:52

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në Komoran të Drenasit, ku janë plagosur rëndë 2 persona.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në udhëkryqin e rrugës “Xheladin Gashi”, ku janë përfshirë një automjet dhe një motorçikletë, si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 personat që udhëtonin me mjetin me 2 rrota.

Personat e lënduar bëhet e ditur se janë nga Nekovci dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë fshat.

Mediat vendase shkruajnë se në këtë udhëkryq vazhdimisht ndodhin aksidente./noa.al/

Loading...