Transmetuar më 31-05-2020, 18:27

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Korçë ku një automjet Rav4 ka tejkaluar rrethimin e oborrit të lokalit dhe ka hyrë në magazinën e një shtëpie, ngjitur lokalit.

Një automjet tjetër, i cili ka devijtuar drejtimin e të parit, ka mbetur në mes të rrugës me pjesën e përparme të shkatërruar.

Nga aksidenti mbeti i plagosur vetëm shoferi i automjetit që hyri dhe u përplas me magazinën e banesës afër rrugës aneks në Korçë.

Më poshtë keni videon e aksidentit në fjalë.