Protesta për vdekjen e Floyd, makina e policisë merr përpara turmën e njerëzve të irrituar
Transmetuar më 31-05-2020, 18:03

Kaos total në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Rreth 25 qytete në 16 shtete federale kanë deklaruar shtetrrethim pas protestave masive.

Garda Kombëtare është gjithashtu në rrugë, por protestat janë plotësisht jashtë kontrollit.

Në Nju Jork, një video e shpërndarë në rrjet tregon një automjet policie që futet mes turmës së protestuesve.

Videon e gjeni më poshtë.

Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Floyd, i cili vdiq pas arrestit të hënën në Minesota, është arrestuar dhe është tani akuzuar për vrasje.

Oficeri Derek Chauvin është polici që shihet në videon e xhiruar nga një kalimtar, duke mbajtur gjurin në qafën e viktimës, ndërkohë që George Floyd dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë.

Videoja vazhdon mbi pesë minuta, kur George Floyd është i shtrirë përtokë dhe oficeri Derek Chauvin vazhdon ta mbajë nën kontroll me gjurin në qafë derisa i mori jetën./noa.al/

Loading...