Transmetuar më 31-05-2020, 16:45

Për futbollistin belg të Cagliari-t, Radja Nainggolan, dita e sotme ishte e zezë.

Kjo pasi, mbesa e tij është ndarë nga jeta në moshë të re.

Vajza e motrës së tij, vuante nga një sëmundje e rëndë, ku nuk ia doli dot të triumfojë dhe është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-futbollisti i Romës dhe Interit, në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se ishte shumë e re për t’u larguar nga kjo botë.

“E dashura dhe e shtrenjta ime, do na mungosh të gjithëve. Të dashurit, babait tënd, fëmijëve. Nuk arrij ta besoj, ishe kaq e re. Tani shko te mamaja dhe dhuroji një përqafim të ngrohtë. Ajo do të mbrojë edhe më shumë”, shkruan Nainggolan.

Kujtojmë që Nainggolan ka humbur edhe mamanë nga kanceri./noa.al/