Deputeti shqiptar dhe familja e tij preken nga koronavirusi
Transmetuar më 31-05-2020, 15:40

Muhamed Zekiri, deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut është prekur nga koronavirusi.

Poashtu janë infektuar bashkëshortja dhe vajza e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Zekiri në një postim në Facebook, i cili u bën thirrje qytetarëve që kenë kujdes.

Postimi:

Të nderuar miq,

Pavarsisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.

Fatmirësisht unë jam jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv.

Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjiithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun dhe t’i nënshtroheni testimit.

Njëherazi shpreh keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pasur kontakt ditëve të fundit dhe ndoshta i kam sjellë pa qëllim në këtë situatë. /k.k/noa.al/

Loading...