Transmetuar më 31-05-2020, 14:44

I rënduar psikologjikisht, shtetasi grek Dimitris Aspiotis, i ashtuquajturi “dragoi i Kavos”, refuzon që të operohet në spital.

Ai u ka thënë mjekëve se preferon të vdesë, ndaj nuk pranon të mjekohet.

Gjatë operacionit, në përpjekjen e tij për të shpëtuar nga policia, ai ra nga një lartësi  prej 200 metrash, ku për rrjedhojë u plagos rëndë.

Vetë 47-vjeçari nuk pranon për asnjë arsye që të operpohet, edhe pse ndërhyrja duhet bërë urgjentisht.

Mjekët nuk kanë çfarë të bëjnë përballë kësaj situate, pasi nuk mund ta detyrojnë atë t’i nënshtrohet një operacioni pa dëshirë.

Ndërkohë është vendosur që ai të transferohet në Spitalin Korydallos, në mënyrë që të vijojë trajtimin atje. /k.k/noa.al/