Vijojnë gjobat për përdoruesit e biçikletave në Tiranë, dhjetëra në vetëm një javë
Transmetuar më 31-05-2020, 12:46

Policia ka nisur një fushatë gjobash për përdoruesit e biçikletave në Tiranë. Vetëm këtë javë që po lëmë pas janë gjobitur 93 përdorues biçikletash, pasi janë kapur duke ecur jashtë korsive të dedikuara.

Po ashtu, janë gjobitur edhe shumë drejtues makinash, të cilët janë penalizuar edhe me heqje patentash.

Në polici janë shoqëruar 18 shoferë, 11 prej të cilëve në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi; Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme; Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor); Janë proceduar 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat; Janë proceduar gjithashtu 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to.

Loading...