Transmetuar më 31-05-2020, 12:11

Një 28-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Ndalimi i të riut, me inicialet K.B, u bë në qytetin e Durrësit, ku efektivët hasën edhe në rezistencë të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin K. B.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë "TT", me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë, të cilat u sekuestruan në  cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet. /k.k/noa.al/