Transmetuar më 31-05-2020, 09:58

Një banesë në Patos është shkrumbuar totalisht nga flakët e zjarrit që ka rënë natën e kaluar.

Shtëpia është në pronësi të Irfan Rrapajt, ku për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar nga familjarët.

Krahas shtëpisë, mësohet se është djegur edhe një makinë, si edhe gjëja e gjallë që mbante në magazinë.

Forca të shumta zjarrfikëse nga Patosi, Fieri dhe Albpetroli, arritën t 137 shuanin flakët, por ajo që la pas zjarri ishte vetëm hiri.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. /k.k/noa.al/