Transmetuar më 31-05-2020, 08:55
Foto ilustruese

Një 49-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga Policia e Durrësit, për llogari të drejtësisë italiane.

Ai është F. T., 49 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Gjykata e Pavias ka lëshuar më herët një urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypaleshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikes së Shqipërisë dhe Italisë.