Transmetuar më 31-05-2020, 08:27

Ka shkuar në dy numri i viktimave të atentatit në Kurbin, mbrëmjen e kaluar në afërsi të një hoteli.

Personi i dytë që humbi jetën është 53-vjeçari Paulin Gjergji, që më herët ishte transportuar për në Spitalin e traumës.

Nga atentanti u vra në vendin e ngjarjes Bujar Lika, ndërsa mbeti i plagosur shtetasi Kreshnik Tusha.

Për zbardhjen e rrethanave të krimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. /k.k/noa.al/

Policia e Shtetit del me version zyrtar mbi masakrën sonte pranë hotelit

Vrasje me armë zjarri në një hotel në Laç