Transmetuar më 31-05-2020, 00:31

Ish-ministri socialist, Arben Malaj në një postim në profilin e tij Facebook ka vlerësuar vendimin e Venecias që i ka quajtur kushtetuese qëndrimet e Presidentit Meta, çka sipas tij, konfirmon krizën institucionale ku ndodhet maxhoranca e cila synon pushtet absolut.

‘Vendim i Venecias duke i vlerësuar kushtetuese qëndrimet e presidentit Meta, konfirmon krizën institucionale të mazhorancës e cila synon pushtet absolut.

Kjo krizë e maxhorancës iu ka kushtuar jo pak shqipëtarëve.

E para, në thellimin dhe zgjatjen e krizës politike.

E dyta, në vonesat në procesin e integrimit.

E treat, në dobësimin dhe tendenca deformuese të reformës në drejtësi.

Kjo reformë mbetet parakushti i të gjitha kushteve për perspektivën evropiane.

E katërta, pushteti absolut ka ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit duke i varfëruar me shumë shqiptarët dhe duke i mbingarkuar përherë me borxhe më të rënda dhe një të ardhme më të vështirë.

Draft-opinioni përfundimtar, ashtu si dhe varianti i parë, vlerëson se qëndrimi i Presidentit “nuk justifikon shkarkimin”.

Ndryshimet ligjore lidhur me betimin “të dyshimta”.