Transmetuar më 30-05-2020, 18:52

Një ngjarje shokuese u bë publike ditën e sotme ku një 65-vjeçar kishte abuzuar seksualisht me një të mitur në Tiranë dhe e kishte filmuar atë.

Më pas videon uua kishte dhënë tre shtetasve të tjerë të cilët kanë kërcënuar minorenen për publikimin e videos dhe kanë abuzuar me të seksualisht gjithashtu.

Mësohet se 65 vjeçari ka qenë roja i shkollës së të miturës.

65-vjeçari me inicialet A.D., jetonte në njëjtën lagje me 15-vjeçaren dhe për një kohë të gjatë e përndiqte duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e lagjes emrin e saj dhe fjalë ofenduese për të, në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.

“Je kur*ë nëse nuk bën seks me mua”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera i moshuari të miturës.

Kjo e fundit, nën presion dhe kërcënimet e vazhdueshme, ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin, i cili e ka filmuar.

Filmimin ua ka dhënë dhe 3 personave të tjerë, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, në po të njëjtën lagje, të cilët abuzuan seksualisht me te miturën pasi e shantazhonin me publikimin e videos.