Transmetuar më 30-05-2020, 13:07
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Policia e qytetit verior, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, lokalizuan dhe bënë arrestimin e V. Gj., 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për të.

I ndaluari akuzohet për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. /a.y/noa.al