Transmetuar më 30-05-2020, 00:09

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën procedura ligjore kundër Kinës duke përgatitur padi penale për fshehjen sipas tyre të informacionit nga Pekini për koronavirusin dhe përhapjen e tij në mbarë botën.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi deklaroi se këto padi që i quajti "abuzime" nga SHBA-ja, nuk kanë asnjë bazë faktike dhe as ligjore si dhe nuk ka pasur asnjë shembull të ngjashëm ndërkombëtar në të shkuarën. Në këtë drejtim, gazetari i CMG-së intervistoi profesor Du Huanfang, zv.dekan i Fakultetit Juridik pranë Universitetit Renmin të Kinës, për të analizuar gjendjen nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare.Du Huanfang tha se pretendimet ndërkombëtare janë bërë një praktikë dhe metodë e zakonshme e Shteteve të Bashkuara dhe e vendeve të tjera perëndimore.

Gjatë kësaj periudhe të zymtë, pandemia COVID-19 vijon të politizohet, kryesisht për zhvendosur vëmendjen e njerëzve dhe për t’i shërbyer zgjedhjeve. Këto argumente dhe çështjet e "pretendimeve" nuk kanë as bazë faktike e as ligjore. Këto të ashtuquajtura padi janë thjesht veprime diskriminuese keqdashëse, të cilat shkelin parimet themelore ligjore dhe janë të destinuara të jenë një farsë qesharake.

Aktualisht, disa politikanë amerikanë kanë ngritur idenë e ndryshimit të "Ligjit të Imuniteteve Sovrane të Jashtëm" (FSIA). Disa ligjvënës amerikanë po nxisin Kongresin Amerikan të ndryshojë FSIA-në në përpjekje për të ripërcaktuar fushën e mbrojtjes së imunitetit sovran në mënyrë që të garantojë këto "pretendime". Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, disa avokatë ngritën padi kundër qeverisë saudite në shtete të shumta në emër të viktimave. Paditësit dhe avokatët e tyre me sukses bindën Kongresin e ShBA-së për të miratuar "vendosjen e sanksioneve për fondet terroriste".

Epidemia është krejtësisht e ndryshme nga incidenti "11 Shtatori", por në këtë kohë kritike kur administrata trumpiane e konsideron Kinën si një konkurrente strategjike dhe COVID-19 ka një ndikim katastrofik në ekonominë dhe shoqërinë e ShBA-së, plus edhe me afrimin e zgjedhjeve, ligjvënësit amerikanë kanë "oreks" për ndryshimin e FSIA-së për të arritur qëllimin e çështjeve gjyqësore të kërkesave, komenton Pekini zyrtar. Ky "rishikim i përkohshëm i ligjit" nuk është vetëm një rishikim i parimit të imunitetit ndërkombëtar të sovranitetit, por gjithashtu një manifestim i hegjemonisë dhe i fuqizimit në arenën ndërkombëtare, vlerëson Pekini.

Në këto kushte, Kina deklaron se duhet të japë një përgjigje diplomatike, të hedhë poshtë pretendimet pa dallim dhe të shprehë qëndrimin e saj. Në të njëjtën kohë, ajo thotë se duhet të japë një përgjigje gjyqësore, të hedhë poshtë juridiksionin gjyqësor dhe të mbrojë me forcë imunitetin kombëtar sovran. Sipas parimit të barazisë sovrane në të drejtën ndërkombëtare, veprimet sovrane të ndërmarra nga qeveritë në të gjithë Kinën në parandalimin dhe kontrollin e situatave epidemike nuk i nënshtrohen juridiksionit të gjykatave amerikane. Një ndjekje e tillë qesharake nuk është e favorshme për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu bie në kundërshtim me bashkëpunimin e tanishëm ndërkombëtar antiepidemik, përfundon deklarata e Kinës.