Transmetuar më 29-05-2020, 20:28

Autoritetet e Whitehaven në Britani kanë zbuluar një fermë me kanabis sativa që e menaxhonin dy shqiptarë.

Ferma ishte e sofistikuar dhe ka lënë pa fjalë policët që ndërmorën operacionin.

Në pranga kanë rënë Xhona Leka, 28 vjeç, dhe Gjergji Braculla, 39 vjeç, u paraqitën në gjykatën e magjistratëve në Carlisle të hënën, duke u përballur me dy akuza.

“Personalisht jam izoluar për nëntë ose 10 javët e fundit, por njerëzit do ta kenë kaluar atë ndërtesë shumë herë, është me të vërtetë në zonën qendrore.

Thjesht ju bën të kuptoni se situata e drogës në zonë duhet të jetë më serioze sesa mendohej nga shumë prej nesh”, tha një zyrtar.

Në total ishin mbjellë 1 mijë e 300 rrënjë, me vlerë reth 1 milion euro. /k.k/noa.al/